Qeveria Hoti pritet të mbajë mbledhjen e 30-të të radhës, të hënën duke filluar nga ora 09:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje, e cila do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, do të diskutohen plotë 14 pika të rendit të ditës.
Në mesin e këtyre pikave është edhe shqyrtimi i projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Qeveria Hoti ndër të tjera pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave, me qëllim të mbështetjes së tyre për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. /Gazeta Sinjali/