image Hoti: Masat antiCOVID kanë dhënë rezultat

Kosovë

Hoti: Masat antiCOVID kanë dhënë rezultat

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për parandalim të pandemisë kanë dhënë rezultat, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se, situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll.

Masat që kemi ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë #COVID19 kanë dhënë rezultat. Situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll. Të nderuar qytetarë, festat e fund vitit kësaj radhe do të jenë më ndryshe. Ne duhet t’i respektojmë në përpikëri masat për parandalim të përhapjes së #COVID19, që të mund t’i kthehemi normalitetit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje, Hoti ka shtuar se, varësisht nga vlerësimi i situatës prej ekspertëve dhe në përputhje me protokollet e OBSH-së, këto masa do të ndryshojnë.

Falë angazhimit të të gjithëve, kemi arritur që të rrisim numrin e testimeve, po i ofrojmë shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve që kanë nevojë dhe do të vazhdojmë me rishikimin e masave. Varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike prej ekspertëve dhe në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto masa do të ndryshojnë, por gjithmonë do të kenë prioritet jetët e njerëzve”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/