image Hoti: Marrëveshja me Vetëvendosjen arrihet sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ

Kosovë

Politikë/ Hoti: Marrëveshja me Vetëvendosjen arrihet sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ

news image

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se do ta përmbyllin marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se nuk do të ketë zvarritje në këtë proces pasi sipas  tij deri më tani janë duke dakorduar për një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetarëve.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti tregoi pajtimet që i kanë pasur deri më tani me VV-në, si dhe diskutimet për tematikat tjera. 

Në vijim postimi i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomik dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.

Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.

Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike. /Gazeta Sinjali/