Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas 100 ditëve të qeverisjes, e ka komentuar gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Hoti përmes një grafikoni ka paraqitur rënien e numrit të rasteve, teksa thotë se e kanë shumëfishuar numrin e testimeve.
“Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh.
Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri “, përfundon shkrimi i Hotit./ Gazeta Sinjali/