Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti përmes një statusi në Facebook ka folur për gjendjen e krijuar pas pandemisë Covid-19.
Hoti ka thënë se pandemia ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte.
Por ai ka bërë të ditur se kanë filluar mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike dhe komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.
“Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar Hoti./ Gazeta Sinjali/