Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se procesi i reformës në Administratë Publike është i rëndësishëm prandaj edhe kanë miratuar reduktimin e barrës administrative e cila mundëson edhe në kursimin e parasë publike si dhe ulë koston për të qenë konkurrent dhe për të rritur llogaridhënien.
“Ideja është të zvogëlojmë numrin e agjencive, të zvogëlojnë ligjet që kanë të bëjnë me licencat, ligji i inspektimeve pritjet i kam të mëdha”, tha Hoti.
Ai tha se me procesin e reformës në Administratën Publike do merret zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.
Kurse, vetë Tahiri për këtë proces tha se konstatim i parë është se kurrë nuk do ketë reformë të suksesshme e cila nuk prodhon dhimbje, reforma nënkupton strukturimin e asaj të pa strukturuar dhe ato vijnë për shkak të neglizhencës që vijnë nga administrata.
Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Tomas Szuyog tha se Bashkimi Evropian mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës për reformën administrative. /Gazeta Sinjali/