Kryeministri, Avdullah Hoti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, janë përplasur me njëri-tjetrin lidhur me temën e të pagjeturve, shkruan Gazeta Sinjali.
Arsyeja për këtë ishte një deklaratë e Nagavcit e cila tha se kryeministri Hoti ka barazuar në Washington të pagjeturit me të zhvendosurit.
“Kryeministr Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.
Më pas, kryeministri Hoti ka marrë fjalën shkurt duke i thënë Nagavcit se fjalim i saj është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar në Kuvend.
“Ky është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet dhe pjesë e Kuvendit”, ka thënë Hoti.
Më pas Nagavci ia ka kthyer shefit të qeverisë duke i thënë se nënshkrimi i marrëveshjes më 4 shtator nga ana e Hotit është i ligë dhe i turpshëm.
“I ligë dhe i turpshëm është kur keni nënshkruar në Washington, kur keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit”, ka thënë Nagavci./Gazeta Sinjali/