image Kandidatet për deputete nga AAK dhe VV përplasen: A e njeh flamurin e Kosovës ti?

Zgjedhje/ Kandidatet për deputete nga AAK dhe VV përplasen: A e njeh flamurin e Kosovës ti?

news image

Kandidatja për deputete në Gjakovë Burbuqe Bakija – Deva nga koalicioni AAK-PSD dhe kandidatja për deputete e VV-së, Mimoza Shala janë përplasur lidhur me temën e flamurit.

Kandidatja nga AAK-PSD iu drejtua Mimoza Shales se pse ajo e ka djegur flamurin e Kosovës.

“A e ke preke najhere flamurin, po  ti e ke kallë flamurin e Kosovës. Është fotografia që e dëshmon, ke dalë në fotografi, tu festu. Ti e ke kallë e ke dalë në foto”, ka thënë Burbuqe Bakija Deva në T7.

Ndërsa, Mimoza Shala nga Vetëvendosje e ka mohuar se ka djegur flamurin e Kosovës.

Ajo ka thënë se këtë e ka bërë një shok i saj.

“Unë se kam kallë, e ka kallë një mik i imi, Elbasan Morina. Unë po mendoj që ti je ma e ngritur, nuk duhesh me folur me gjuhë te komenteve të facebook-ut”, ka thënë Shala

“Nuk kam festuar, është vetëm moment që kam dalë në fotografi. Kurrë se kam kallë. Unë jam betuar veç para një flamuri, është ai kuq e zi. Por në institucione, kam me respektuar flamurin e Kosovës”, ka thënë tutje.