image Hoti do të raportojë të mërkurën në Kuvend për këto tri çështje

Politikë

Hoti do të raportojë të mërkurën në Kuvend për këto tri çështje

news image

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e radhës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se në rend të ditës do të jenë tri interpelanca për kryeministrin, Avdullah Hoti.

“E patëm një mbledhje të kryesisë, e trajtuam letrën me pesë interpelanca që janë kërkuar nga deputetët. Kryeministri ka propozuar që të mbahen në po të njëjtën datë, u dakorduam që për shkak se do të zgjasin pa pauzë, 15 orë dhe mos qëndrim në të njëjtën orë, tri interpelanca i caktuam të mërkurën derisa dy të tjerat do të caktohen ditëve tjera”, ka thënë Osmani.

Ajo ka dhënë edhe detaje për këto tri interpelanca.

“Do t’i kemi tri interpelanca, atë për organizata ndërkombëtare, atë për minishengenin dhe atë që ka të bëjë me qëndrimin për asociacionin e komunave këto do të trajtohen të mërkurën”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/