image Hoti: Do të marrim masa ndaj atyre që i sollën ilegalisht vaksinat nga Serbia në veri të Kosovës - Sinjali

Hoti: Do të marrim masa ndaj atyre që i sollën ilegalisht vaksinat nga Serbia në veri të Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë për vaksinat anti-COVID-19, të cilat pretendohet se dje kanë hyrë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti tutje ka thënë se nga Dogana dhe Policia Kufitare nuk kanë të dhëna se në rrugëve zyrtare kanë hyrë këto vaksina. Gjithashtu Hoti ka thënë se nëse kanë hyrë përmes rrugëve ilegale atëherë do të ndërrmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë.

Njoftimi i plotë i Hotit:

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit.

Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra.

Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse ë të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale). Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedure të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: