Shoqata e hotelierëve të Kosovës ka njoftuar se është çështje orësh lëshimi i urdhëresës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky njoftim erdhi pas takimit që pronarët e hoteleve e patën me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqin, për ta qartësuar kunfizionin e krijuar në lidhje me lejimin e mbajtjes së dasmave.
Sipas tyre, ky takim ishte i frytshëm dhe ashtu siç u propozua në mbledhjen e qeverisë të datës 23 qershor, dasmat do të fillojnë të mbahen.
“Takimi ishte mjaft i kjart dhe shumë i frytshem është qështje e orëve për urdhresen nga MTI”, thuhet në njoftimin e hetelierëve.
Në këtë takim mori pjesë edhe këngëtari Afrim Muçiqi i cili para disa ditësh protestoi me kolegët e tij kundër anulimit të dasmave./Gazeta Sinjali/