image Horror në Meksikë, trupat e 10 personave të vrarë lihen para zyrës së guvernatorit
[wp-story id="814678"]

Botë

Horror në Meksikë, trupat e 10 personave të vrarë lihen para zyrës së guvernatorit

news image

Trupat e pajetë të 10 personave janë gjetur nga autoritetet meksikane në mes të një qyteti, të vendosur pranë zyrës së guvernatorit dhe të lidhura me drita zbukuruese për pemën e Krishtlindjes.

Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe deri tani janë arrestuar dy persona që dyshohet se sollën makinën me trupat e pajetë, raporton DW.

Si u gjetën trupat?

Sipas Departamentit Federal të Sigurisë Publike, një burrë e futi kamionin në shesh, më pas la makinën dhe u largua nga një rrugicë. Zyrtarët shtetërorë thanë se makina ishte drejtuar në mënyrë të dyshimtë në zonë.

Guvernatori i shtetit të Zacatecas, David Monreal tha se gjetja ishte bërë herët në mëngjes dhe se trupat kishin shenja se ishin rrahur.

Ata erdhën për t’i lënë këtu përballë pallatit“, tha ai, duke iu referuar zyrave të tij në një ndërtesë shekullore në kryeqytetin e shtetit, të quajtur edhe Zacatecas.

Sheshi Plaza de Armas ishte ndriçuar me një pemë Krishtlindjesh dhe dekorime festash në atë kohë.

/GazetaSinjali/