Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku autoritetet atje kanë gjetur skeletin e një personi në një fuqi plastike, transmeton Gazeta Sinjali.
Mediat Greke raportojnë se skeleti i gjetur ishte në gjendje mumifikimi në fuqinë plasike.
Gjithashtu mediat kanë shtuar se skeleti i përket një 58-vjeçari, i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.
Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur.
Viktima ishte baba i dy fëmijëve.
Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë.
Brenda fuçisë u gjetën disa rripa në formë mekanizmi për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla.
Kjo sipas ekspertëve tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten duke mbyllur fuqinë nga brenda.
Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë.
Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.