image Horoskopi për të dielen, 10 maj 2020

Bota e Yjeve

Parashikimi/ Horoskopi për të dielen, 10 maj 2020

news image

Ky është horoskopi për ditën e diel 10 maj 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe do të komplikojë emocionet. Duhet të shmangni përplasjet dhe të përdorni energjinë për të gjetur një marrëveshje. Në punë dhe në sferën financiare do të ketë rikuperim.

Demi

Dashuria do të jetë e komplikuar dhe idetë tuaja për partnerin/en nuk do të ndryshojnë. Hëna favorizon dashuritë pa probleme, ku çiftet do të kenë mundësi të flasin. Shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

Binjakët

Ju pret një ditë e tensionuar, ku nëse keni pasur probleme së fundmi duhet të bëni kujdes. Ky është momenti për ti zgjidhur problemet. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, pasi mund të ketë tërheqje nga synimet.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke krijuar disa shqetësime në dashuri. Në mëngjes do të ketë përmirësim, ndërsa pasdite mund të rishfaqen problemet. Keni nevojë për më shumë siguri në punë, pasi mund të ketë ngadalësime.

Luani

Do të jeni mjaft tërheqës gjatë kësaj dite. Kjo është një periudhë gjatë së cilës mund të kuptoni se si ti zgjidhni problemet që iu rrethojnë. Shpenzimet e tepërta dhe të ardhurat e pamjaftueshme, do të bëjë që gjërat të mos jenë shumë të thjeshta.

Virgjëresha

Gjatë pasdites në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, disa debate mund të gjejnë zgjidhje. Mbani parasysh se faji nuk është vetëm i partnerit/es nëse diçka nuk shkon, por mundohuni që të kuptoni se ku keni gabuar.

Peshorja

Në dashuri gjërat do të ecin mirë, por nuk dëshironi që zgjedhjet tuaja të kushtëzohen nga të tjerët. Mundohuni që të mos rrëmbeheni nga debatet dhe të ruani qetësinë. Nëse vlera juaj në punë nuk është vlerësuar, tashmë do të ndodhë.

Akrepi

Në dashuri gjërat do të ecin më mirë dhe dita do të ketë përmirësime. Kush është përballur me një ndarje, nuk ndihet gati për t’u përfshirë në një lidhje të re. Nëse nuk keni dëshirë për të bërë diçka, bëni mirë që ta shtyni.

Shigjetari

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar dhe komunikimi i vështirë, për gjithë ata që janë të përfshirë në dy histori. Bëni mirë që të mendoheni para se të veproni. Përpiquni që të mos jeni impulsiv.

Bricjapi

Prania e Hënës në shenjë, e bën ditën mjaft interesante sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të rrethoheni nga njerëz pozitiv. Në punë, mund të keni nevojë për një ndryshim.

Ujori

Ky është një moment përmirësimi. Gjatë kësaj dite ka shumë gjëra të programuara, ndaj mundohuni që të mos nxitoni. Puna tashmë paraqitet më e lehtë, por bëni kujdes me problemet ligjore.

Peshqit

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, duke vënë në diskutim vendimet e marra në dashuri. Mund të ketë tensione dhe rimendime. Në punë mund të ketë zhvillime të reja, por situata nuk do të jetë e lehtë./Gazeta Sinjali/