image Horoskopi ditor, e premte 20 dhjetor

Bota e Yjeve

Astrologji/ Horoskopi ditor, e premte 20 dhjetor

news image

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Tregoni kudjes gjatë këtyre ditëve, pasi do të jeni të lodhur. Çiftet në krizë duhet të jenë të matur, pasi vetëm nga e shtuna, yjet do të ndikojnë pozitivisht. Mos krijoni kaos gjatë kësaj të premteje, por bëni durim.

Demi

Përdoreni këtë ditë për të folur. Puna do të zërë një pjesë të mendimeve tuaja dhe nëse jeni duke u përballur me ndryshime, duhet të reagoni. Sa i takon dashurisë, dita do të jetë mjaft e favorshme. Ndërsa nëse keni probleme në çift, shtyjini debatet, pasi jeni të acaruar.

Binjakët

Gjatë kësaj të premteje yjet janë në anën tuaj dhe nuk do e ndjeni aspak ditën. Afrohuni me personat që doni. Mjaft të favorizuara janë edhe takimet rastësore. Lidhur me shpenzimet, duhet të tregoheni më të matur.

Gaforrja

Do të jeni shumë e luhatur dhe mund të keni debate me një person, sidomos për çështje që kanë të bëjnë në punë. Në dashuri, lërini gjërat që të rrëshqasin normalisht dhe mos i sforconi. Ky fundvit do të jetë mjaft interesant pasi do të gjeni zgjidhje.

Luani

Yjet do të luajnë rol të rëndësishëm në dashuri, duke shuar çdo dyshim. Shmangni problemet në dashuri. Shumë prej jush do të presin një sërë zhvillimesh të reja. Ata që janë vetëm do të jetojnë një perudhë tranzicioni, e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Mjaft të favorizuara do të jenë takimet rastësore dhe fundjava parashikohet premtuese.

Virgjëresha

Hëna do të sjell një rikuperim të ndjeshëm psiko-fizik. Dita parashikohet e mirë, për gjithë ata që janë të përfshirë në projekte të rëndësishme. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ku do të përjetoni dashuri të reja.

Peshorja

Gjatë kësaj të premteje Hëna do ju japë mbështetje maksimale. Do të jeni me fat, pasi mjaft të favorizuara janë edhe takimet. Në punë bëni mirë që të largoni njerëzit që nuk e meritojnë. Historitë e lindura muajve të fundit do të vijojnë më së miri. Periudhë e favorshme është edhe për çiftet e reja.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj ndaj përfitoni. Jo më kot, fundjava do ju befasojë. Nëse jeni vetëm, bëni mirë që të frekuentoni njerëz të rinj dhe të veproni. Ekziston mundësia që të bëni njohje të reja premtuese.

Shigjetari

Ju pret një fundjavë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon punës. Yjet do të jenë në anën tuaj, por nga ana tjetë parashikohen zhvillime të papritura. Fundjava do të jetë mjaft e frytshme sa i takon dashurisë.

Bricjapi

Nuk do e keni të lehtë që të kaloni lodhjen e javëve të lëna pas. Shumë gjëra që po projektoni, nuk do të ecin siç duhet. Do të jeni të nervozuar, por me kalimin e orëve situata do të përmirësohet. Bëni mirë që të dëgjoni para se të veproni.

Ujori

Mundohuni që të përballeni me të gjitha situatat që nuk ecin mirë, në mënyrë që ta prisni me qetësi fundjavën. Nëse keni një punë të rëndësishme, përqendrohuni dhe largoni mendimet negative shkruan noa.al. Takimet janë mjaft të favorshme.

Peshqit

Parashikohet një e premte intertesante për gjithë ata që janë të dashuruar apo në kërkim të zhvillimeve të reja. Javët e kaluara kanë sjellë zhvillime në sferën sentimentale, por dhjetori kërkon që të bëni një zgjedhje të rëndësishme.