image Holandezi magjepset me veprimin e policëve në Prishtinë: Mirësia e Kosovës

Sociale

Holandezi magjepset me veprimin e policëve në Prishtinë: Mirësia e Kosovës

news image

Holandezi, Stefan van Dijk, i cili ka disa vjet që jeton dhe punon në Kosovë është mahnitur me gjestin e tre zyrtarëve policorë mbrëmë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka postuar një fotografi dhe ka treguar se ata të tre kanë ndaluar qarkullimin e veturave në qendër të qytetit për të ndihmuar një të moshuar të kalonte rrugën dhe janë kujdesur që t’ia siguronin atij transportin deri në shtëpi.

“Mbrëmë. Këta tre policë ndaluan të gjithë trafikun për të ndihmuar një të moshuar të sëmurë që të kalonte rrugën në qendër të qytetit. Pastaj, ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse ndonjëri nga ata mund ta dërgonte këtë burrë në shtëpi. Mirësia e Kosovës“, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter që mban emrin ‘Stefan në Kosovë’.

Madje, ky postim i tij ka nxitur reagimet e të huajve, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre që ta vizitojnë Kosovën.

Një shtetas anglez e ka pyetur Stefan se sa është e lehtë për një anglez që ta vizitojë Kosovës pasi që të përfundojë pandemia.

“Kur pandemia të përfundojë, sa e lehtë do të jetë për një anglez që ta vizitojë Kosovën: A është e nevojshme viza? A do të më rekomandoje që ta vizitoja?”, ka pyetur anglezi Louis Browne.

“Sigurisht që do të të rekomandoja ta vizitoje dhe normalisht se nuk do të duhet viza nëse qëndron për 3 muaj (në Kosovë)”, i është përgjigjur Stefan. /Gazeta Sinjali/