image Në këtë shtet u ndalua përdorimi i fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri

Evropë

Në këtë shtet u ndalua përdorimi i fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri

news image

Shitja dhe ndezja e fishekzjarrëve do të ndalohet në të gjithë Holandën gjatë Vitit të Ri.

Për shkak të situatës shumë të tensionuar të koronavirusit në Holandë, qeveria do të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri për shkak të rrezikut të plagosjeve.

Shoqata e bashkive holandeze VNG dhe kryetarët e bashkive në Këshillin e Sigurimit i bënë thirrje Kabinetit të Ministrave që të ndalojë fishekzjarrët përsëri këtë vit.

Ata theksuan se sistemi i kujdesit shëndetësor ishte nën presion të madh. Ata gjithashtu theksuan se distancimi social kërkohej për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, duke thënë se tradita e fishekzjarrëve nuk e inkurajon këtë, raporton Khaleejtimes.

Thirrja e tyre u mbështet nga kirurgë traumatikë, infermierë dhe mjekë të përgjithshëm./GazetaSinjali/