image Holanda dhuron pajisje mjekësore për Kosovën

Shëndetësi

Shëndetësi/ Holanda dhuron pajisje mjekësore për Kosovën

news image

Sot në Kosovë ka mbërritur një donacion mjekësor nga Holanda, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.

Greiçevci ka shkruar se ky donacion përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë, etj.

“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori.

Graiçevci tha se ekipi i Ambasadës së Kosovës në Holandë janë izoluar, megjithatë ende po aktivizohen për t’u dalë në ndihmë kosovarëve në Holandë.

“Të gjithë atyre që janë prekur nga kjo sëmundje dhe atyre që qëndrojnë të izoluar, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, u dëshirojmë tejkalim sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj pandemie, e cila ka prekur rëndë edhe Holandën, ku edhe ne si diplomatë të Kosovës qëndrojmë të izoluar, por edhe aktivë njëkohësisht, për t’iu dalë në ndihmë komunitetit tonë këtu. Kosova nuk është e vetmuar dhe, së bashku me miqtë e saj, do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”, ka përfunduar amabasadori kosovar.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 33 raste të prekura me koronavirus, njëri prej të ciëve ka ndërruar jetë ditën e sotme./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/lirim.greicevci/posts/10158114189824253?__xts__[0]=68.ARBgP0aSrs1VmQcuGdHS-UjZ0fpBcb3AjoWRlHmg5MEhK-Q6yGisU9jC4ynIDYwFgqXReJqZ16U0HdffzFY3U-BHCcSetPZwqPeUx17S9iZ7CkdO-M2hGE15-BNLo4KL_HgRGIa-dupuCDL05x1SoFf5TkHhfHGSv8y6WvsCvXhmq_2ijs7U7kMcJ2vlCMl8uWLbA8EY-5xD_Wi-Ajdvo-7tP91BHbyELgCYEPXXgVsG90IQ6VMwCh-7edPGI_2HRCy9iw&__tn__=-R