image Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, arrestohet 32 vjeçarja në Shkodër

Shqipëri

Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, arrestohet 32 vjeçarja në Shkodër

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një nënë 32 vjeçare ka hedhur në lumë foshnjën e saj. Policia bën me dije se foshnja është gjetur e pajetë në vendin e quajtur Postribë në lumin Kir pasi e ëma e kishte hedhur atë gjatë natës. 32 vjeçarja është arrestuar për “Vrasje me dashje”.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen Orjana Gremi, 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”, njofton policia.

Orjana Gremi është 32-vjeçarja që ka hedhur në lumin Kir foshnjen e saj. Abc News mëson se djali kishte ardhur në jetë me 30 Dhjetor dhe ajo e ka regjistruar në maternitetin e Shkodrës pa atësi.Nga të dhënat paraprake, Orjana Gremi nuk rezulton e katelizuar me probleme të shëndetit mendor.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ajo u arrestua për “Vrasja me dashje”.

/GazetaSinjali/