Një person ka hedhur molotov në një rrugë të Podujevës mbrëmë rreth orës 23:30 dhe është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia për këtë rast u njoftua nga një banor i cili e kishte dëgjuar shpërthimin në shtëpinë e tij.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia kishte parë se molotovi gjatë eksplodimit kishte përfshirë një sipërfaqe rreth 1.5 metër katror.
Ende nuk ka persona të arrestuar për këtë rast, derisa policia bën të ditur se është duke vazhduar hetimet. /Gazeta Sinjali/