H&M ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shitësi i dytë më i madh në botë tha se ishte i shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë.
Në një deklaratë zyrtare, shitësi suedez tha se qëndron “me të gjithë njerëzit që vuajnë”, shkruan BBC.
H&M është firma më e fundit që ndaloi shitjet në një reagim të zgjeruar të korporatave kundër atyre që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i përshkroi si sulme “barbare” nga Rusia.
Sipas shifrave të fundit, Rusia është tregu i gjashtë më i madh i H&M, duke zënë rreth 4 për qind të shitjeve të grupit në tremujorin e katërt të 2021.