image Historike: Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos

Sporte Luftarake

Historike: Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos

news image

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Xhudos.

16 dhjetori do të jetë data kur Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” do të fillojë garat.

Kjo konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në vend, ku afro 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse, me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e.

Xhudistët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

https://www.facebook.com/JudoKosova/posts/pfbid02ZJX8RuemJMZpyF3hxP7UdBZ82vZnyAsoR4WSTS1ukVMVqU98zauqqiSwn26H9TuGl?cft[0]=AZX9TBrE8dhuiJ02-OmOr2_lU-2KDRO78rRxiIw-shFRb_UXnIjGVFronQTUFa3sPHjOykbw6bjsLQ0huUbssEY_reG9Da7OD7ba_5I5lce-vN4vjWGshxFL_uVNtqzRjximwow_IaRMj1sZKc6P1Q5r&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSport/