image Historike: Japonezja 13 vjeç fiton medaljen e arte

Sporte të tjera

Historike: Japonezja 13 vjeç fiton medaljen e arte

news image

Nga Tokio raportohet se një vajzë japoneze vetëm 13 vjeçe e 331 ditë është shpallur kampione dhe ka fituar medalje të artë në ‘skateboard’ disiplina ‘street’.

Momiji Nishiya është bërë kështu sportistja e dytë me moshën më të vogël që fiton një medalje në Lojrat Olimpike.

E para është notarja amerikane Marjorie Gestring, që fitoi të artën në “Berlin 1936”, kur ishte 13 vjeçe e 268 ditë, në garën e hedhjes nga trampolina 3- metërshe.

Interesant fakti se edhe fituesja e medaljes së argjendtë në garën e skateboard, sportistja braziliane Rayssa Leal, është po 13 vjeçe.

Ndërsa fituesja e medaljes së bronzit, sportistja tjetër japoneze Funa Nakayama, është 16 vjeçe. Pra, të trija së bashku, bëjnë 42 vjet në total. /Gazeta Sinjali Sporti/