Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme ka shkaktuar të qeshura në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.
Berisha ka kërkuar nga bashkëpartiaket e tij, që të mbajnë qetësi pasi po e pengonin fjalimin e tij në seancë.
Ai ju drejtua me “hej, ju të PDK-së, qatje, boni qetësi, hej PDK-ja allo”.
Ndërkohë, që vërejtjen deputetëve të PDK-së, ia tërhoqi edhe kryekuvendari, Konjufca.
“Zoti Reçica, zt.Hyseni po ju bën thirrje, po thotë ju PDK-ja” tha Konjufca, duke qeshur.