Vera është koha kur nuk është e pazakontë që rriqrat të fshihen në bar
Është më së miri që menjëherë pasi të ktheheni nga pikniku të shkoni të bëni dush dhe të lani flokët mirë.
Fatmirësisht, në çdo kuzhinë ekziston një artikull ushqimor me ndihmën e të cilit në sekondë do ta hiqni rriqrën.
Nëse rriqra megjithatë është futur në lëkurë, mund ta nxirrni me ndihmën e pincës, por do të duhej të dini saktësisht ta kapni këtë parazit në mënyrë që ta nxirrni komplet nga lëkura.
Nëse nuk jeni edhe aq të shkathët në këtë, më mirë është të kërkoni ndihmën e mjekut.
Cili është ai artikull i cili ndihmon që të lirohemi nga ky sulmues?
Fjala është për kripën, sepse rriqrat nuk e tolerojnë atë. Në vendin ku është rriqra vendosni kripë dhe mbi të mbani një copë fashe apo garze 20 minuta. Vetë do të dalë jashtë.
Edhe një gjë ndihmon, ai është alkooli. Një copë fashe apo garze njomeni mirë me alkool dhe me lëvizje të shpejta lyeni vendin ku gjendet rriqra në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Lëkura do të nxehet dhe ai do të dalë, por vetëm sigurohuni që asnjë pjesë e trupit të tij të mos mbetet në lëkurë. Nëse nuk keni alkool mjekësor, mund të përdoret edhe rakia.
Këshillë plus
Mos aplikoni vaj ushqimi në vendin ku ndodhet rriqrat.