image Hidhet nga kati i tretë një 34-vjeçar në Kavajë, dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëri

Hidhet nga kati i tretë një 34-vjeçar në Kavajë, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Mbrëmjen e së dielës një 34-vjeçar i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Sipas policisë 34-vjeçari është dërguar në spital, ku po mjekohet nga lëndimet që ka pësuar gjatë rënies.

Policia njofton se si pasojë 34-vjeçari është lënduar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton abc.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/