image Inicialet dhe moshat e 4 rusëve që u gjetën të vdekur në Shqipëri - Sinjali

Inicialet dhe moshat e 4 rusëve që u gjetën të vdekur në Shqipëri

news image

Katër shtetas rusë janë gjetur pa shenja jete në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Shqipërisë raporton se trupat e pajetë të tyre u gjetën rreth orës 22:20. Sipas policisë, dyshohet se ata janë asfiksuar brenda suanës, ku u gjetën pa shenja jete.

Viktimat janë K.S., 31 vjeçare, N.L., 58 vjeçar, N.A, 37 vjeçare dhe S.A., 40 vjeçar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin