image Henry për Salah: Ai është i frikshëm

Futboll

Henry për Salah: Ai është i frikshëm

news image

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, beson që Mohamed Salah mund të arrijë të bëhet lojtari më i mirë në botë, nëse vazhdon me formën e tij momentale.

Sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar 20 gola në të gjitha garat këtë sezon, por së fundmi në ceremoninë e Topit të Artë është lënë anash nga votuesit, duke u renditur i shtati në votime.

Momentalisht, shumica e konsiderojnë Salah si më të mirin në botë, ku ka arritur të regjistrojë numra fantastik që nga transferimi në Liverpool para 4 vitesh, duke shënuar 145 gola mbi emrin e tij.

Por, legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, mendon që Salah duhet ende të bëjë më shumë për ta arritur nivelin e më të mirit në botë, por beson se ylli egjiptian mund të arrijë aty.

“Dëgjoni, unë mendoj që Mohamed Salah, momentalisht, është tejet i frikshëm. Por kjo përfshin vetëm tre ose katër muajt e fundit. Kështu që a është ai drejt rrugës për më të mirin në botë. Unë e besoj këtë gjë, por ai duhet të vazhdojë këtë formë”, tha Henry.

“Ajo çfarë më pëlqen tek ai është që e largon topin nga këmba më herët. Kështu që tani atij i duhet që ta dijë që duhet t’i bëjë lojtarët tjerë më të mirë. Ai është duke e bërë këtë gjë dhe jam tejet i mahnitur. Veçse më ka pëlqyer mënyra se si ai e përfundon aksionin, se si ai shënon gola”, shtoi legjenda e Arsenalit.

Këtë sezon, në 21 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin, Mohamed Salah ka regjistruar 20 gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij./Gazeta Sinjali Sporti/