image Helmohen disa nxënës në Dibër

Rajon

Shqipëri/ Helmohen disa nxënës në Dibër

news image

Disa nxënës janë helmuar në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës në Dibër.

Ato janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Peshkopisë.

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar policia.

Raportohet se grupi hetimor është duke kryer hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.