image Helmimi i zyrtarëve të KQZ-së, priten sqarime nga Prokuroria Speciale

Kosovë

Zarfet/ Helmimi i zyrtarëve të KQZ-së, priten sqarime nga Prokuroria Speciale

news image

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thanë se Prokuroria Speciale nuk i ka lejuar ata të japin komente rreth helmimit të zyrtarëve të KQZ-së.

Ndërkaq i kontaktuar pak minuta më parë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefiku bëri të ditur se gjithçka do të sqarohet përmes një komunikate për media.

Ndryshe më herët, Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Klinika Infektive, kanë njoftuar se nëntë zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor, kishin kruarje të intensitetit të ulët dhe se gjendja e tyre është stabile.

Sipas tyre, ata janë duke i bërë të gjitha masat dhe analizat për të mbuluar të gjithë patologjinë që mund të jetë.

/Gazeta Sinjali/