Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ta vizitojë Deçanin dhe të interesohet për nevojat e QKMF-së, në të cilën po trajtohen rreth 900 pacientë të helmuar, raporton Gazeta Sinjali.
Kadrijaj ka shprehur habinë e saj se si një rast i tillë është injoruar nga Qeveria dhe nga ministri Vitia, i cili nuk ka bërë asnjë prononcim e asnjë vizitë atje.
“Interesant shumë me këtë qeverinë tonë, asnjë prononcim e asnjë vizitë në Deçan. Ministër Vitia, merre mundim e vizitoje Deçanin, e interesohu për nevojat që ka QKMF-ja për barna e material tjetër për trajtimin e pacientëve. Edhe ne jemi qytetarë të Kosovës dhe duhet të trajtohemi si të tillë”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.
Deputetja e AAK-së ka kërkuar angazhimin e të gjitha organeve që sa më parë të zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv./Gazeta Sinjali/