Prokuroria Themelore në Pejë sot në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media, ku temë diskutimi do të jetë hetimi i rastit të helmimit të qytetarëve në Komunën e Deçanit vitin e kaluar.
Mbi 1500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në Deçan, vitin e kaluar. Dyshimet e para ishin se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm.
Komuna e Deçanit kishte shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve, kurse Prokuroria kishte filluar hetimet për mënyrën se si ka ardhur helmimi i banorëve./GazetaSinjali/