image Heldt për heqjen e pjesshme të taksës: Hap inkurajues dhe i rëndësishëm

Kosovë

Tarifa/ Heldt për heqjen e pjesshme të taksës: Hap inkurajues dhe i rëndësishëm

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt heqjen e pjesshme të taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës, e ka konsideruar hap inkurajues dhe të rëndësishëm.

Heldt përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky hap mund të çojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës e Serbisë.

“Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 27 shkurt, ka njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti. Teksa, ka shtuar se nëse Serbia e ndalon fushatën kundër Kosovës dhe largon barrierat tregtare, taksa do të fillojë të hiqet përfundimisht që nga 1 prilli brenda 90 ditëve./Gazeta Sinjali/