Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se sa herë që ka marrëveshje politike jo të gjithe mund të ndahen të kënaqur.
Përball analistëve në Debat Plus, Haziri ka thënë se nominimi i Vjosa Osmanit i ka shërbyer mundësisë së koalicionit parazgjedhor me Vetëvendosjen.
“Agjendat politike që i kem sot duhet me i eliminu pengesat dhe dallimet që mund t’i kemi në mes vete . Ai që propozon marrveshje del pak i lagët prej marreveshjes, une jam shembull me marrvëshjen e fundit në LDK. në përcaktimin e nominimit tonë ne kemi diskutuar shum ëpërputhjen e agjendës së LDK në partneritet me VV, dhe nominimi ka ndodhë duke i shërby mundësisë së koalicioonit parazgjedhor”. ka thënë Haziri