image Haziri: Situata me COVID-19 alarmante, përkundër uljes së rasteve

Kosovë

Haziri: Situata me COVID-19 alarmante, përkundër uljes së rasteve

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se situata me koronavirus në komunën që ai drejton vazhdon të jetë alarmante, përkundër uljes së rasteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai bëri të ditur se janë 374 raste aktive me koronavirus në këtë komunë, prej të cilëve 65 janë në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

Po ashtu, ai njofton se që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 6 mijë e 573 testime, prej të cilëve 2 mijë e 562 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 2 mijë e 115 janë shëruar, ndërsa 73 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Postimi i plotë:

#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.

Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

/Gazeta Sinjali/