image Hyseni nuk e ka pritur nga Haziri që t’ia dorëzojë detyrën me ceremoni

Politikë

Hyseni nuk e ka pritur nga Haziri që t’ia dorëzojë detyrën me ceremoni

news image

Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni thotë se nuk e ka pritur që ish-kryetari i deritanishëm, Lutfi Haziri, do t’ia dorëzojë detyrën me ceremoni sot.

Këtë bindje ai e kishte pasur për shkak të gjuhës së ashpër të cilën thotë se Haziri e kishte përdorur kundrejt tij në fund të fushatës elektorale.

“Të them të drejtën s’e kam pritur, edhe pse s’është që se kam çmuar e vlerësuar Hazirin për politikan që mund të tejkalojë edhe veten e të jetë më fleksibil se politikanët tjerë. Gjuha më e ashpërsuar kah fundi i fushatës në balotazh më bëri të mendoj se s’do të ma dorëzojë detyrën”, ka thënë ai në KTV.

Hyseni bëri të ditur se ka pasur një takim pesë minuta jashtë kamerave me Hazirin, të cilit thotë se i ka kërkuar të bashkohen për të mirën e qytetarëve, për t’i shtyrë përpara disa projekte të Komunës./GazetaSinjali/