image Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë, Ismet Bogujevci

Sociale

Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë, Ismet Bogujevci

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

Haziri thotë se ky lajm e ka pikëlluar, por veprat e këngëtarit thotë se do të jetojnë sa të jetë jeta.

“E nderuar familje Bogujevci, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.”

“Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja. Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet.”

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram./Gazeta Sinjali/