image Haziri propozon të shpallet një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

Kosovë

Familja/ Haziri propozon të shpallet një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një konference për media ka propozuar nga krerët e shtetit që të shpallin një ditë zie në nder të familjes pesë anëtarëshe Bllaca, e cila u shua sot në Gjilan.

Haziri theksoi se sot është shuar një familje e ndershme dhe e respektueshme, për çka kërkoi nga organet e drejtësisë që ta zbardhin deri në fund këtë tragjedi.

Ai shtoi se jo vetëm familja Bllaca dhe lagja Bujana, por i gjithë Gjilani është në ditë zie.

Kryetari Haziri tha se kjo tragjedi është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit.

“Është shuar një familje, shuarja e një familjes është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë çdo kujt. Kjo familje ka qenë e ndershme, e respektueshme, por që jeta dhe problemet që kanë qenë në këtë rast ka shkaktuar këtë tragjedi, e cila mund të përballohet vetëm me solidaritet dhe zbardhja e rastit deri në fund, çliron nga kjo dhimbje e madhe që është sot Gjilani”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit tha po ashtu se komuna do të organizojë ceremoninë e varrimit dhe ka propozuar një ditë zie për këtë tragjedi, në ditën e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Bllaca.