Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pas njoftimit nga IKSHPK-ja për rastin e sotëm të infektuar me Covid-19, po hulumtohet historiku i takimeve të tij me persona të tjerë.
“Sapo jemi njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se një bashkëqytetar i yni, i lindur më 1964, ka rezultuar pozitiv në testim me Covid19. Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike”, ka shkruar Haziri.
Haziri përmes Facebookut ka shkruar se tashmë në qytetin e Gjilanit janë shëruar tre persona dhe 14 të tjerë të cilët nuk kanë më simptoma të virusit po presin testin e tretë./
IKSHPK-ja sot njoftoi se pesë raste të tjera kanë rezultuar pozitiv nga Covid-19, ndërsa një qytetar nga Ferizaj i cili vdiq dje, pas testimit post-mortem rezultati i doli pozitiv./ Gazeta Sinjali/