Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku më nënkryetarin Arbër Ismajli dhe drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë vizituar serrat e familjes Rahimi në Malishevë, të cilët janë kultivues të fidaneve të ndryshme.
Haziri tha se është krenar me punën dhe angazhimin e kësaj familje, të cilët me duart e tyre, kanë arritur ta zhvillojnë këtë veprimtari, thuhet në njoftim.
“Kjo familje punon 12 muaj dhe në katër sezonet, prodhimet janë të gashtme për treg, duke furnizuar edhe prodhuesit e vegjël, por edhe të tjerët. Pandemia i ka prekur, sespse një pjesë e produkteve të marullës e sallatës. Do ta shikojmë mundësinë e zhdëmtimit, në mënyrë që të mos lejohet të preket interesi i kësaj familje bujqësore, që janë shembulli më i mirë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit të fshatit atje, Latif Maliqi, ka shprehur mirënjohje për Hazirin dhe ekipin e tij për angazhimin për t’i dalë në ndihmë fermerëve.
Në kuadër të vizitave në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermerët të cilët po i shesin fidanet e marullës, kastravecave e specave, në lagjen Arbëria dhe në Iliria, të cilët u është mundësuar përmes shtandeve që u ka ofruar Drejtoria e Bujqësisë./ Gazeta Sinjali/