image Haziri i gatshëm për zgjedhje: Kosova është në krizë politike, jo LDK-ja

Politikë

Haziri i gatshëm për zgjedhje: Kosova është në krizë politike, jo LDK-ja

news image

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo parti nuk është në krizë politike, por është Kosova si vend ajo që sipas tij është në krizë politike për shkak ‘të ngërçit’ rreth presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet pro rrëzimit të Qeverisë Hoti, për shkak të votës së kontestuar nga Lëvizja Vetëvendosje të deputetit Etem Arifit, atëherë kjo parti është e gatshme për zgjedhje.

“Prej gushtit e kemi parë se ka mungesë të vullnetit të zgjedhjes së presidentit. Kosova është në krizë politike dhe nuk është LDK-ja. Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe e kemi menduar si opsion. Asnjë krizë brenda strukturave të partisë nuk e kemi”, deklaroi Haziri në T7.

/Gazeta Sinjali/