image Haziri flet pas testit: Unë nuk kam urdhër të qëndroj në shtëpi

Kosovë

Deklaratë/ Haziri flet pas testit: Unë nuk kam urdhër të qëndroj në shtëpi

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, njëherit nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas testit të bërë i cili rezultoi të jetë negativ, tha se nuk ka urdhër që të qëndrojë në shtëpi, pasi që ai është person zyrtar dhe ka punë për të bërë.

“Unë nuk e kam urdhrin të qëndroj në shtëpi, por sigurisht që do të kujdesem maksimalisht sipas udhëzimeve të Insitutit Publik të Shëndetit”, tha Haziri përmes një thirrje telefonike në T7.

Ai gjithashtu theksoi se Gjilani ka aktivizuar emergjencën e Shëndetit Publik dhe janë të gatshëm të luftojnë kundër kësaj lufte ndaj virusit Covid-19./ Gazeta Sinjali/