image Haziri: Babai i Agonit i ka dalur autobusit përpara, u kërcënua nga policia me arrestim

Kosovë

Deklaratë/ Haziri: Babai i Agonit i ka dalur autobusit përpara, u kërcënua nga policia me arrestim

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se babai i Agon Musliut, i cili para pak ditësh vdiq në Qendrën Studentore, i ka dalur autobusit përpara për ta ndalur djalin e tij, por u kërcënua nga policia me arrestim.

“Ai ka ardhur te aeroporti edhe te konviktet, përkundrazi policia e ka kërcënu me arrestim, sepse ai i ka dalë autobusin përpara fizikisht”, u shpreh Haziri.

Haziri gjithashtu tha se personalisht vet është marrur me kthimin e Agonit dhe se ka kontaktuar me Naim Musliun, babain e tashmë të ndjerit.

“Djali i kishte thënë babait se kishte shqetësime dhe nuk ndjehej mirë. Dikush ka përgjegjësi këtu”, tha Haziri në Pressing./ Gazeta Sinjali/