image Haziri: Asnjë problem shëndetësor i Agon Musliut nuk është paraqitur tek unë

Shëndetësi

Haziri: Asnjë problem shëndetësor i Agon Musliut nuk është paraqitur tek unë

news image

Në lidhje me menaxhimin e pandemisë para Komisionit Hetimor Parlamentar është duke raportuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Para këtij komisioni ai përkatësisht është duke raportuar për rastin e Agon Musliut, i cili kishte ndërruar jetë deri sa ishte izoluar në karantinën e vendosur te Qendra e Studentëve.

Haziri ka thënë se asnjëherë atij nuk i është komunikuar se i ndjeri Musliu kishte probleme shëndetësore.

“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme. Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”, ka theksuar Haziri./ Gazeta Sinjali /