image Haziri: Albin Kurti në mënyrë tinzare e ka luftuar Vjosa Osmanin

Kosovë

Deklaratë/ Haziri: Albin Kurti në mënyrë tinzare e ka luftuar Vjosa Osmanin

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Albin Kurti e ka luftuar Vjosa Osmanin në vazhdimësi. Por ai thotë se në fund e fitoi Osmanin, por jo LDK-në.

“Albin Kurti emrin e Vjosa Osmanit e ka rrëzu politikisht. Albin Kurti 6 javë në zgjedhje ka punu me rrëzu Vjosa Osmanin si kryeministre. Albin Kurti në mënyrë tinëzare e ka luftu vetëm Vjosa Osmanin dhe LDK-në, duke e trajtu si femër të pafuqishme, si femër karshi Albin Kurtit, si femër e pafuqishme dhe përfundimisht duke thënë se Vjosa Osmani nuk mund të bëj asgjë pa Albin Kurtin”, ka thënë Haziri në Pressing .

Haziri gjithashtu tha se Kurti e ka fituar Osmanin por jo edhe LDK-në, sipas tij emri për kryeministër është Isa Mustafa dhe ka ardhur me kërkesë të anëtarësisë të LDK-së.

“Albin Kurti e ka fituar Vjosa Osmanin por jo LDK-në.  Isa Mustafa si kandidat për kryeministër ka ardhë si kërkesë e anëtarësisë së LDK-së”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/