Chelsea është vënë në dijeni se Real Madridi është i përgatitur të hyjë në bisedime për një marrëveshje për Eden Hazard, pretendon ABC, përcjell Sinjali Sport.
Los Blancos janë të gatshëm të shesin, me Chelsean që janë të hapur të diskutojnë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që do ta kthejë lojtarin belg në perëndim të Londrës.
Hazard nuk ka arritur ta përmbush pritshmërinë e klubit madrilen dhe rikthimi i tij aty ku kaloi pjesën më të mirë në karrierë mund të jetë shumë i mundur.
Sulmuesi 30-vjeç më herët ka luajtur për ‘Blutë’ nga viti 2012 deri në 2019-ën. /Gazeta Sinjali Sporti/