image Haxhiu: Zbutja e vendimit të Kurtit për targa është sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese

Politikë

Haxhiu: Zbutja e vendimit të Kurtit për targa është sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese

news image

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar vendimin e ri të kryeministrit Albin Kurti për targat.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese.

“Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje. Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se Albin Kurti me zbutjen e vendimit po i inkurajon grupet kriminale t’u rezistojnë autoriteteve të Kosovës.

“Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.
Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë. Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit”, përfundon postimi i tij.

/GazetaSinjali/