image Haxhiu thotë se Vetëvendosje nuk ka bërë gabime në qeverisje

Politikë

Haxhiu thotë se Vetëvendosje nuk ka bërë gabime në qeverisje

news image

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

Sipas Haxhiut, Vetëvendosje gjatë këtyre katër muajve qeverisjeje, nuk kanë bërë ndonjë gabim, përkundrazi, ajo tha se Vetëvendosje ka qeverisur mirë.

“Nuk ka subjekt politik që nuk mund të gabojë, edhe Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë gabuar, por në rrethanat aktuale, duhet të ketë të qartë çfarë ka ndodhur. Hashim Thaçit i është dashur një kryeministër, i cili e shtyu përpara projektin e rrezikshëm për shkëmbimin territorial. Nuk besoj se Vetëvendosje ka bërë ndonjë gabim në situatën aktuale, përkundrazi kemi qeverisur shumë mirë, edhe përkundër pandemisë politike, edhe pandemisë së koronavirusit”, tha Haxhiu për Abc News./ Gazeta Sinjali/