image Albulena Haxhiu godet Haradinajn për Radojçiqin: Grupet kriminale priteshin në zyret më të larta të shtetit - Sinjali

Albulena Haxhiu godet Haradinajn për Radojçiqin: Grupet kriminale priteshin në zyret më të larta të shtetit

news image

Pas vendosjes së sanksioneve të ShBA-së ndaj 12 anëtarëve të grupit të krimit të organizuar, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo, në një postim në Facebook, tërthorazi ia ka përmendur Ramush Haradinajt takimin me Radojçiqin, një nga anëtarët e këtij grupi.

“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës.”

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, ka thënë Haxhiu.

Postimi i plotë:

Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.

E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.

Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin