Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar punën e qeverisë Hoti.
Haxhiu qeverinë Hoti e ka quajtur të paligjshme, sepse sipas saj është pa mbështetje popullore, transmeton Gazeta Sinjali.
“Arsyeja se pse e konsiderojmë që kjo qeveri është e paligjshme, është për faktin se nuk ka mbështetje popullore dhe mbi të gjitha është qeveri e Thaçit dhe e Vuçiqit”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
E pyetur se si e komenton deklaratën e Presidentit Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme, Haxhiu tha se ai ‘është shembulli më i keq i popullit’. /Gazeta Sinjali/.